Liverpool drejt titullit, çmenduri me biletat

Mund të jetë dëshira e madhe për të festuar, apo ndoshta edhe ankthi për titullin që mungon prej 29 vitesh. Liverpool mund të fitojë Premier League për herë të parë prej vitit 1990.

Ecuria fantastike e skuadrës së Jurgen Klop ka bërë që tifozët të nisin garën për një biletë për ndeshjen e fundit të edicionit, edhe pse mbetet ende gjysma e kampionatit për t’u luajtur. Ky duket se është viti i duhur për të festuar, pas zhgënjimit në 2014-ën, kur gabimi i ish-kapitenit Steven Gerrard ndaj Chelsea-t u kushtoi kreun dhe e mbyllën sezonin pas Mançester City.

Tifozët në Liverpool po përgatiten për festë, duke bërë që çmimet të arrijnë shifra të frikshme. Deri më tani, një biletë për ndeshjen e fundit në “Anfield Road” ndaj Wolverhampton të kushtojë plotë 8 mijë euro. Biletat kanë dalë në shitje në disa faqe të specializuara. Një shifër jashtë çdo logjike, pavarësisht rëndësisë që titulli ka për Liverpool.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN