May nën trysni, kërkohen lëshime për kufirin me Irlandën

Shtohet trysnia ndaj Theresa May-t për të siguruar lëshime nga BE lidhur me çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut.

 Ish sekretari për punët e jashtme Boris Johnson tha se nëse do të fitonin atë që e quajti klauzola e lirisë, ky do të ishte një lajm shumë i mirë për Brexit.

Parlamentarët do të votojnë të martën lidhur më një seri ndryshimesh të planit të Theresa May, të cilat mund të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të Brexit. 

Por autoritetet irlandeze e bënë të qartë se ndryshimet lidhur me mekanizmin frenues, që synon parandalimin e kufijve të fortë, nuk do të pranoheshin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN