Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mema-Halili, 'përplasje' për merkaton e Tiranës

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 11:27 | Futboll

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Tiranës Refik Halili është shprehur se skuadra ka kontingjentin e duhur dhe nuk ka nevojë për merkato.

“Ndonjëherë blerjet edhe shqetësojnë skuadrën. Prandaj unë për vete jam shumë i lumtur që do vazhdojmë me këtë ekip, kam besim te ky grup që do të shkoj përpara “.

Tirana triumfoi dje ndaj Kamzës 4-1. Anglezi Ngoo ishte një nga protagonisët

Por trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, kundërshton presidentin Halili duke theksuar se pret lëvizje në ditët e fundit.

“Nuk është e vërtetë, jemi në traktativa me futbollistë, por momentalisht nuk them dot gjë se vazhdojnë negociatat”, thotë Mema, edhe pse me buzëqeshjen që i dhuron fitorja e bindshme ndaj Kamzës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani