”Ngujimi te Juridiku”, studentët përplasen fizikisht

Tensionohet situata në fakultetin e drejtësisë. Studentët që kërkojnë rifillimin e mësimit janë përplasur fizikisht me te ngujuarit cilët refuzojnë të lirojnë ambientet e fakultetit. 

Pas gjendjes së krijuar dekani i fakultetit Artan Hoxha ka kërkuar ndihmën e ministres së Arsimit për të gjetur ambiente të tjera për zhvillimin e mësimit. Ndërsa fakulteti do t’i lihet përkohësisht protestuesve të ngujuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN