Ogier ‘‘mbret’’ në rally-n e Montekarlos

Sebastien Ogier mbetet piloti më i fortë në Montekarlo. Kampioni i botës në fuqi fitoi edicionin e 87-të të rally-t më të famshëm.

Triumfi i shtatë personal për pilotin francez, i cili barazoi legjendën Loeb. Një fitore e madhe për Ogier, i cili ishte vetëm 2 sekonda e dy të dhjetat më i shpejtë se ndjekësi Thierry Neuville.

Në debutimin me Citroen, fitorja erdhi prej vazhdimësisë gjatë katër ditëve të garës, ku praktikisht nuk bëri asnjë gabim. Një triumf special, në 100-vjetorin e krijimit të markës franceze.

Në shkallën më të ulët të podiumit u rendit Tanak me Toyota, ndërsa Loeb ishte i katërti me në debutimin me makinën Hyundai.

Rally në Montekarlo ishte mënyra më e mirë për të nisur sezonin, me Ogier që mbetet piloti për t’u mposhtur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN