Papunësia zyrtare 12,8%. A tregon realitetin?

Të dhënat tregojnë se papunësia në Shqipëri ka pësuar rënie. Në fund të 2018-ës, ky tregues ishte në nivelin e 12.9% nga 16.4% që ishte në 2013-ën.

Por sa reflektojnë shifrat zyrtare situatën e vërtetë të papunësisë? Përgjigja është negative. Dy janë treguesit që çojnë në përfundimin se e dhëna e INSTAT nuk pasqyron papunësinë reale në Shqipëri. Së pari, Instituti i Statistikave mat vetëm të papunët e regjistruar.

Ndërkohë që janë të shumtë të papunët që nuk regjistrohen. Elementi i dytë është se e dhëna zyrtare nuk reflekton papunësinë në zonat rurale, ku jeton gati 40% e popullsisë. Sipas ligjit, çdokush që zotëron një tokë quhet i punësuar, edhe në rastet kur toka nuk punohet dhe nuk sjell të ardhura.

Një tjetër faktor që po ndikon në uljen e papunësisë është edhe emigracioni, që vitet e fundit ka qenë i ndjeshëm kryesisht për moshat e reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN