Parashikimi i motit, priten kthjellime, reshje në juglindje

Moti nesër në Shqipëri mbetet me kthjellime dhe alternime vranësirash të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje në zona të izoluara; më të dukshme reshjet në zonat jugore dhe juglindore.

Temperaturat nesër rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë thuajse të njëjta në orët e mesditës, duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në ekstremin verilindor deri në 14°C, maksimale në zonat jugore.

Nesër, rajoni vijon me reshje shiu dhe dëbore në jug dhe juglindje të tij, reshjet lokalizohen kryesisht në pellgun e detit Egje, por zonat veriore dhe lindore të Ballkanit, nesër paraqiten në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershm.

Temperaturat në Ballkan nesër rriten me 2-3°C në mëngjes, por mesdita do të vijojë të ruajë vlera thuajse të njëjta duke luhatur temperatura nga -5 minimumi në verilindje deri 14-15°C, maksimumi në zonat jugperëndimore të rajonit Ballkanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN