Pas 4 muajsh, Mezani largohet nga Luftëtari

Problemet e brendshme të klubit, rreziku i dënimit nga UEFA, largimi i yjeve dhe një skuadër, e cila duket pa dëshirë që të vazhdojë të luftojë. Menjëherë pas turpërimit 5 me 1 në shtëpi përballë Kastriotit, Gentian Mezani dha dorëheqjen nga drejtimi i Luftëtarit.

Trajneri vendosi t’i japë fund bashkëpunimit, edhe sepse në situatën e krijuar duket shumë e vështirë që ekipi mund të vazhdojë të luftojë dhe të besojë te mbijetesa. Mezani u emërua në stol në fundin e muajit shtator, duke zëvendësuar sllovenin Kostiç. Në 15 ndeshje me Mezanin në krye, Luftëtari regjistroi 5 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje, me gjirokastritët që mbeten pranë zonës së rënies nga kategoria, aty ku janë në garë me Kamzën dhe Kastriotin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN