Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

PD pjesërisht në Kuvend, vetëm për çështjet me ndjeshmëri të lartë

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 10:35 | Politikë
PD pjesërisht në Kuvend, vetëm për çështjet me

Partia Demokratike do të marrë pjesërisht pjesë në punimet e Kuvendit, kështu është vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar të mbyllur vetëm pak minuta më parë.

Sipas asaj që ka mësuar A2, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se në të gjithë komisionet ku diskutohen çështje me ndjeshmëri të lartë për qytetarët, edhe deputetët e PD do të jenë të pranishëm.

Komisioni i parë ku do të marrë pjesë opozita është ai i medias, ku do të kërkohet anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

“Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë”, mësohet t’i ketë thënë Basha deputetëve.

Ai gjithashtu ka kërkuar që për platformën e arsimit të lartë të angazhohen ish-ministra të PD, deputetët dhe pedagogë.

Në komisione sot do të jenë të pranishëm edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por sa i përket ligjit të arsimit të lartë, nëse PD kërkon anulimin e plotë të tij, LSI kërkon ndryshimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë