Prokuroria nis hetimet për rastin ”Sheshi’

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për rastin e prokurorit Bujar Sheshi, që u denoncua nga PD-ja si anëtar i sigurimit të shtetit. Ndërkohë, Autoriteti i Dosjeve sqaron se janë konstatuar të dhëna kontradiktore sa i takon verifikimeve të kryera nga ky institucion dhe formularit të aplikimit në lidhje me gjeneralitetet nga Bujar Sheshi.

Anëtari i KLP rezulton me dy mbiemra Sheshi dhe Shesha. Vonesat në kthimin e përgjigjeve ky institucion e justifikon me përpunimin manual të materialeve. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme deklaron se vonesa në kthimin e përgjigjes nga Autoriteti i Dosjeve dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi janë objekt i një hetimi të thelluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN