PS do të rrëzojë dekretin e Metës për noterinë

Partia Socialiste do të rrëzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e noterisë dhe do ta rivotojë atë në Parlament ditën e enjte. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Dy javë më parë Presidenti e kishte kthyer ligjin për rishqyrtim pasi sipas tij, disa prej neneve në ligje të veçanta mund të sillnin në praktikë keqinterpretim dhe zbatim të gabuar të tij.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të grupit parlamentar të PS u vendos edhe rishikimi i ligjit për kadastrën, ndërsa po diskutohet edhe për aktin normativ të buxhetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN