Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PS e PD mbledhin grupet parlamentare

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 10:02 | Politikë
PS e PD mbledhin grupet parlamentare

Këtë të hënë ka nisur mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ndërsa para saj është mbyllur fillimisht mbledhja e parë e kryesisë së PS me ministrat e rinj të kabinetit Rama. Edhe pse një pjesë e tyre nuk janë deputetë socialistë, ata do të jenë për herë të parë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

I pranishëm do të jetë edhe zoti Gent Cakaj, i cili edhe pse nuk është në pozicionin e ministrit, i janë deleguar kompetencat nga ana e Kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, mësohet se vetë kreu i qeverisë nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e kryesisë.

Agjenda e mbledhjes do të përfshirë diskutime mbi sesionin e ri parlamentar, që nis të enjten, ndërsa pritet të diskutohet mbi ligjet që do të votohen dhe qëndrimet që do të mbajnë socialistët gjatë seancës.

Edhe Partia Demokratike ka nisur ditën e sotme mbledhjen e grupit të saj parlamentar, ndërkohë që opozita bëhet gati për nisjen e protestave. Megjithatë, pritet që deputetët demokratë të jenë të pranishëm në komisionet parlamentare, çka nënkupton se me shumë gjasa do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit edhe ditën e enjte.

Temë tjetër e diskutimit do të jetë edhe organizimi i protestave, më e afërta në datën 4 shkurt, edhe pse nuk është vendosur ende qyteti se ku do të zhvillohet ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë