Qeveria korrigjon buxhetin me akt normativ

Qeveria nuk ka rritur ta realizojë buxhetin 2018. Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, Ministria e Financave ka sjellë aktin normativ për korrigjimin e tij. Për opozitën, ky është dështim. Ndërkohë që ministrja e re e financave shpjegoi arsyet e ndërhyrjes në ligjin më të rëndësishëm të financave publike.

Qeveria ka korrigjuar sërish buxhetin e vitit 2018 me akt normativ. Një ndërhyrje që tregon se nuk janë arritur të realizohen objektivat e parashikuara që në fillim të vitit. Për Ministrinë e Financave kjo ka ndodhur nga zhvlerësimi i euros dhe krijimi i detyrimeve të prapambetura. Ndërsa për opozitën, është dështim i qartë në menaxhimin e financave publike.

Ministria e Financave, Anila Denaj shpjegoi para deputetëve se ndryshimet në buxhet synojnë të pastrojnë detyrimet e prapambetura në sektorin e energjisë dhe nga vendimet gjyqësore. Gjithashtu, financohen investimet në konvikteve, si dhe në Spitalin e Traumës.

Komisioni i Ekonomisë diskutoi edhe një projektligj të propozuar nga LSI, për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Deputetët e mazhorancës vendosën të kërkojnë një qëndrim nga qeveria se ku mund të gjenden këto fonde. Megjithatë, sipas tyre, kërkesat për uljen e tarifave dhe investimet në kushte janë plotësuar me paktin për Universitetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN