Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Rama-Meta” në pritje të Kushtetueses, Çupi: Propagandë e Qeverisë

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 18:28 | Politikë
“Rama-Meta” në pritje të Kushtetueses, Çupi:

Me një seri dekretesh kundër mazhorancës, Ilir Meta ka krijuar profilin e një presidenti të forte. Paralel me opozitën presidenciale, koalicioni PD-LSI ka paralajmëruar nisjen e një sezoni protestash.

Demokratët kërkojnë një zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare pas atyre lokale. Protestat do të nisin në të gjithë vendin për të kulmuar më pas në Tiranë në 16 shkurt.

Për të biseduar në lidhje me aktualitetin politik, në “Debat” në A2 ishin të ftuara deputetja e PD-së, Dhurata Çupi dhe ish zv.kryeministja Senida Mesi.

E pyetur për ankimimet në Kushtetuese të mosdekretimeve të Metës, Çupi u shpreh se është propagandë e qeverisë, derisa Gjykata Kushtetuese nuk ekziston.

“Kjo është një lojë propagandistike e qeverisë. Fare mirë e di edhe Kryeministri, por edhe Presidenti që sot vendi është pa gjykatë Kushtetuese. Kjo është propagandë e Kryeministrit. Presidentin e ka emëruar kjo mazhorancë, jo opozita. Ne jemi në krizë, pa Gjykatë Kushtetuese”, tha deputetja e PD.

Ndërsa, ish zv.kryeministja Senida Mesi sqaroi se si do të funksionojë Ministria e Jashtme deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese. “Është kompetencë dhe përgjegjësi e Kryeministrit për të dekretuar ministrat. Me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të shprehet dhe deri atëherë do të vazhdojmë me funksione të deleguara te zëvendësministri i parë Gent Cakës”, tha Mesi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani