Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rumania: BE ftesë të qartë Shqipërisë për negociatat

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 15:42 | Aktualitet
Rumania: BE ftesë të qartë Shqipërisë për

Shqipëria duhet të marrë ftesë të qartë nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky qëndrim vjen nga Rumania, vend I cili mban dhe presidencën e radhës të BE-së. Ministri I jashtëm, Teodor Melescanu duke folur për Deutsche Welle, njoftoi se Ballkani Perëndimor do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së me 31 janar në Bukuresht.

“Qëndrimi ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negocim. Ne dëshirojmë – dhe ky do të jetë propozimi im - që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore)dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.”

Teodor Melescanu, ministër i Jashtëm i Rumanisë

Melescanu foli më tej edhe për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën dhe tha se janë në një fazë fillestare sa i përket integrimit në BE. Ministri rumun nënvizoi se Brukseli do të mbështesë përpjekjet europiane të këtyre vendeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli