SHBA paralajmëron Venezuelën: Do kundërpërgjigjemi

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Venezuelën se çdo kërcënim kundër diplomatëve amerikanë apo liderit të opozitës do të përballej me kundërpërgjigje të rëndësishme.

 Intimidime të tilla sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton përbëjnë një sulm të rëndë ndaj sundimit të ligjit.

Në një postim në Twitter,  Bolton shkruan që “çdo akt dhune apo intimidim ndaj personelit diplomatik amerikan, liderit të opozitës Juan Guiado, apo Asamblesë Kombëtare, do të përfaqësojë një sulm të rëndë ndaj sundimit të ligjit dhe do të përballet me një kundërpërgjigje të fortë”.

Postimi i John Bolton

Paralajmërimi vjen disa ditë pasi Uashingtonit dhe mbi 20 vende të tjera e njohën opozitarin Guaido si president të përkohshëm. Ky i fundit ka organizuar protesta të reja antiqeveritare të mërkurën dhe të shtunën.

 Guaido u vetëshpall lider i përkohshëm i  Venezuelës në 23 janar. Të shtunën disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Gjermaninë, Francën e Britaninë e Madhe, thanë se do ta njihnin kreun e opozitës si president nëse nuk do të mbahen zgjedhje të parakohëshme brenda 8 ditëve.

Por Maduro e refuzoi kërkesën dhe kërkoi tërheqjen e ultimatumit.

Ai deklaroi që “askush nuk na jep ne ultimatum. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, pasi fatmirësisht nuk jemi të varur nga Evropa”, Maduro shtoi se ishte i gatshëm për dialog me ata që e kundërshtonin presidencën e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN