Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

''Sheshi'', Noka e Braho flasin për A2 | VIDEO

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 16:07 | Aktualitet
''Sheshi'', Noka e Braho flasin për A2

Për rastin e Bujar Sheshit, opozita dhe mazhoranca ndajnë mendime të ndryshme. Për A2 CNN, demokrati Flamur Noka kërkon dorëheqjen e Arta Markut.

“Emërimi i Bujar Sheshit në KLP, nga ana e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, znj.Arta Marku nuk është rastësi. Është skemë e kapjes së sistemit të drejtësisë, KLP dhe pastaj të SPAK e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për këtë arsye, për këtë veprim të qëllimshëm antikushtetues, opozita ka kërkuar urgjent shkarkimin e Arta Markut, pasi në sistemin e drejtësisë është futur një bashkëpunëtor i sigurimit”, tha Noka.

Ndërsa socialisti Spartak Braho, e përjashton mundësinë që Sheshi të ketë qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit. “Në kohën kur thuhet se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtori sigurimit, ai ka qenë vetëm 17 vjeç. Kjo është ë pamundur. Bujari mund të shfrytëzohej për të thënë që shoku i tij i bankës ka vjedhur kumbullat e lagjes, por nuk ka qenë i aftë për të bërë analiza që do të përdoreshin nga Sigurimi i Shtetit. E dyta, ka përplasje mes të dhënave. Me tjetër mbiemër paraqitet Bujar Sheshi në deklaratën dhe kartelën që është administruar. Kështu që, unë e përjashtoj totalisht qenien e Bujar Sheshit si bashkëpunëtori sigurimit të shtetit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani