Sllovenia mbështet ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor zhvilloi një vizitë në Beograd duke dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm.

Ai tha se Lubjana mbështet një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e zgjidhjes së konfliktit mes dy vendeve.

Megjithatë, Pahor theksoi se kjo është shumë e guximshme për tu marrë përsipër dhe bëri thirrje që palët të bëjnë shumë kujdes me këtë çështje. Kreu i shtetit Slloven kërkoi që ndryshimi i mundshëm i kufijve të mos sjellë dëme kolaterale për shtete të tjera.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje kompromisi me Prishtinën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN