Stuhi dhe reshje gjatë gjithë ditës në Shqipëri – A2

Stuhi dhe reshje gjatë gjithë ditës në Shqipëri

Sot priten kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në zonat qendrore të Shqipërisë, por do të ketë reshje në ekstremet veri-jug ku dëbora shfaqet në 700-800 metra lartësi. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë reshje deri mesatare në gjithë vendin; më të dendura në Veri-Juglindje. Edhe nesër, reshjet mbeten të pranishme në zona të izoluara; kryesisht në Juglindje të territorit.

Temperaturat sot janë rritur me 3°C duke shënuar minimumi-3/-4 në zonat malore, ndërsa në mesditë temperaturat mund të arrijnë deri në 15°C.

Edhe rajoni sot mbetet me reshje në zonat perëndimore, ku reshje të dendura shiu dhe dëbore do të ketë Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, të cilat gjatë pasdites zbresin intensive në veri të Shqipërisë. Temperaturat në Ballkan rriten me 2-3°C sot, duke variuar nga minimumi -7°C (në Rumani) deri në mbi 15°C maksimumi, në jug të Ballkanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2