Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Balla: Çështja Sheshi? Nuk i takon politikës të bëj gjyqin, por drejtësisë

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 14:02 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë në A2 një apel për Partinë Demokratike, duke i cilësuar si “të hapura dyert e PS-së” për bashkëpunim në kuadër të aprovimit të paketës për kodin zgjedhor në 31 janar, ku ndër të tjerat do të vendoset një ndryshim tërësor për sa i përket financimin e partive”, që sipas Ballës sheh liderin e PD-së Basha si problematik.

Balla është me i kujdesshëm dhe diplomat kur flitet për çështjen e Bujar Sheshit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i akuzuar se figuron në dosjet e ish sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor:

“Doli dje PD dhe sulmoi një anëtar të KLP për të kaluarën si bashkëpunëtor. Nuk i takon politikes të bëj gjyqin, por drejtësisë”. Sipas Ballës,  nga momenti që PD ka sjellë disa dokumente që gjykon si të vlefshme, “procesi do të vazhdojë paralelisht në pjesën e drejtësisë” dhe politika duhet të ndalet.

Taulant Balla me gazetaren Alba Alishani

Ndërkohë që çështja Cakaj sipas tij do të shkoj në Kushtetuese “shumë shpejt”, por normalisht ka një procedurë që kërkon kohën e vet, ai duket shumë i kënaqur nga prurjet e reja në ekzekutiv, “më shtohet bindja që energjitë e reja po japin rezultate”.

Një emër të përveçëm e bën, është ai i Ministres së Arsimit Besa Shahini, që kreu i socialistëve në Parlament vlerëson si “ministre që do të mbahet mend në historinë re që ka të bej për paktin me Universitetin”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë