Tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

3 kandidatë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, Avni Shehu, Marsida Xhaferllari dhe Theodhori Sollaku.

Mes emrave spikat ai i zotit Sollaku, ish-Prokuror i Përgjithshëm, por edhe avokat i Kelemend Balilit, një prej personazheve më të përforlur të viteve të fundit, që akuzohet për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjykata Kushtetuese ka pushuar së funksionuari për shkak se katër anëtarë të saj nuk kaluan dot filtrin e vetting-ut, ndërsa një prej çështjeve më të “nxehta” që pritet të shqyrtojë është padia e Kryeministrit Edi Rama për refuzimin e Presidentit Meta për dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN