Ahmataj, shpresa e re e Luftëtarit

Vetëm 24 orë pas largimit të trajnerit Gentian Mezani, Luftëtari ka gjetur drejtuesin e ri të stolit. Gjirokastritët i’a besuan ekipin Julian Ahmataj-t, i cili ka nisur menjëherë punën. Gjithçka është e mbyllur, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Një formalitet, duke qenë se trajneri i ri është prezantuar me lojtarët dhe ka nisur menjëherë stërvitjen. Kjo edhe sepse koha nuk premton dhe ndaj Laçit në fundjavë, Luftëtari duhet të japë sinjale kthese, pas turpërimit në shtëpi nga Kastrioti.

Ahmataj kthehet në stol, pas largimit nga Kamza në fund të sezonit të kaluar, ku ishte arkitekti i mbijetesës në elitë. Një mrekulli, të cilën tashmë trajneri duhet ta përsëritë edhe në Gjirokastër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN