Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Autoriteti i Dosjeve: Verifikuam 30 “sigurimsa”

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 20:04 | Aktualitet
Autoriteti i Dosjeve: Verifikuam 30 “sigurimsa”

“Një gjë është e sigurt: ne kemi ligjin e shenjtë dhe dhimbjen e këtyre njerëzve, të cilët po ashtu janë të shenjtë. Kështu që puna jonë do të bëhet”.

Kjo është përgjigja e Genta Sulës, pak minuta pasi lajmi se Bujar Sheshi kishte paditur institucionin që drejton.

Kryetarja e autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, këmbëngul se rezultati i kërkimit është i saktë dhe ndryshe nga sa zoti Sheshi pretendon, nuk ka sajesa apo prapavija politike.

“Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe prej tyre 4 janë gjetur me probleme në dokumentet e sigurimit. Nga 1500 figura, rreth 30 janë gjetur me probleme. Te ne është vetëm ligji dhe procesi”, tha Sula.

Autoriteti për 3 muaj kërkoi në dosjet e Sigurimit të Shtetit, ku anëtari i KLP-së figuronte si bashkëpunëtor. Iu drejtua 2 herë zyrave të gjendjes civile në Tiranë dhe gjimnazit që prokurori kishte frekuentuar. Rezultati ishte e njëjtë.

“Në përputhje me rekordet e tjera, të verifikuar edhe nga drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile, kemi pasur një shkresë zyrtare, ku thuhet se me emrin e personit në fjalë nuk figuron asnjë person tjetër, shprehet Skënder Vrioni.

Problem në rastin e Bujar Sheshit, krahas një mbiemri të dytë, (Shisha) ishte dhe paqartësia në atësi. Por autoriteti pohon se disponon shkresa zyrtare që konfirmojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu