Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha në Shkodër: Një popull i emancipuar largon qeverinë dhe nuk largohet vetë

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 11:55 | Politikë
Basha në Shkodër: Një popull i emancipuar largon qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vazhdon turin e tij në pritje të protestës opozitare e vendosur për 16 shkurt.   

Sot Basha ishte në Shkodër, ku ka preferuar të takojë tregtarët e qytetit verior.

Mes tyre, Basha ka premtuar se përballë një ekzekutivi “të korruptuar deri në palcë”, ekziston  një plan ekonomik i PD-së që parashikon ndër të tjerat “taksa të ulëta, rritje e konkurrencës”, si dhe një rritje domethënëse e pensioneve, që për kreun e opozitës “do të jetë masa e parë që do të marrim”.  

Por më parë, ai fton të gjithë të marrin pjesë në Tiranë në protestë sepse “një popull i emancipuar largon qeverinë dhe nuk largohet vetë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë