Ceko: Masa për rritjen e përdorimit të lekut

Ekspertët e ekonomisë bashkohen me rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. Enriko Ceko, i ftuar në A2 Business të Aurora Sulçes, deklaroi se qeveria duhet të shtojë përpjekjet për të rritur përdorimin e monedhës vendase, diçka që do të krijonte mbrojtje edhe nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Sa i takon zhvlerësimit të monedhës europiane me rreth 20 pikë në dy vitet e fundit, eksperti shprehet se kjo mund të jetë e qëllimshme nga qeveria për të ulur borxhin e jashtëm. Ceko deklaron se një rënie e tillë nuk është normale as për një treg me regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN