Çmimet për shërbimet dentare, konkurrenca hap hetimin

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetimin paraprak në tregun e shërbimeve stomatologjike. Në mbledhjen e fundit, autoriteti vendosi gjithashtu të pezullojë zbatimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet dentare, të miratuar nga Urdhri i Stomatologut pak ditë më parë.

Vendosja e çmimeve dysheme mund të pengojë konkurrencën dhe rrisë çmimet në dëm të konsumatorëve. Autoriteti do të monitorojë këtë treg për rreth 3 muaj, e më pas pritet të nxjerrë një raport, mbi të cilin do të merret një vendim përfundimtar. Gjatë kësaj kohe, klinikat dentare apo individët që rrisin çmimet në përputhje me vendimin e Urdhrit të Stomatologut përballen me gjoba deri në 5 milionë lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN