Dëmtimi i Bonuccit, në rrezik ndeshja ndaj Atleticos

Lajme jo shumë të mira nga infermieria e Juventus. Mbrojtësi Leonardo Bonucci rrezikon të humbasë takimin e parë ndaj Atletico Madridit, më 20 shkurt, të vlefshëm për Champions League.

Shkak për këtë është bërë dëmtimi në ndeshjen ndaj Lazios. Lideri i prapavijës juventine lëndoi kaviljen e djathtë në një aksion e sipër në pjesën e parë dhe nga ekzaminimet mendohet që 31 qëndrojë për rreth 1 muaj jashtë fushave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN