Gjata: Marku shkeli ligjin, Sheshi gaboi që paditi institucionin

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos foli edhe për kallëzimin penal që opozita i bëri ditën e sotme Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Gjata u shpreh se Marku duhet të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre. “Janë bërë shumë shkelje, ndërsa kjo ishte e fundit. Zonja Marku duhet të priste kush kandidon për KLP. Presim çfarë po vjen nga Autoriteti i Investigimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Këto duhet t’i priste, kështu e ka ligji. Marku e anashkaloi ligjin, duke e shkelur atë”, tha Gjata.

Gjata foli edhe për rastin “Sheshi”, duke theksuar se gaboi që paditi institucionin.

“Unë nuk e kam parë dosjen e zotit Sheshi, por kjo gjë nuk më intereson. Gabimi i zotit Sheshi qëndron te padia ndaj Institucionit, e cila nuk mund të bëhet. Institucioni nxjerr një vendim përkatës, siç është institucioni i autoritetit dhe ky vendim akimohet në Gjykatën Administrative.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN