Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Greqia lë pas krahëve krizën, rritet paga minimale

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 11:40 | Ballkani
Greqia lë pas krahëve krizën, rritet paga minimale

Për herë të parë që kur nisi kriza e borxhit, qeveria greke vendos te rrisë pagën minimale. Kryeministri Aleksis Tsipras njoftoi gjatë një mbledhje të kabinetit ditën e hënë se nga 586 euro paga minimale do të bëhet 650 euro ne muaj.

Rritja prej 11% do të hyjë në fuqi që prej 1 shkurtit. Ndërkaq, qeveria do të rrëzojë edhe të ashtuquajturën paga ‘nënminimale’ që aplikohej për punonjësit nën moshën 25-vjeçare. Vlera prej 650 eurosh në muaj do të jete e vlefshme edhe për ta. Nga rritja e pagës pritet të përfitojnë 60 mijë punonjës në vend.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani