Huawei përshkallëzon tensionet SHBA-Kinë

 Shtetet e Bashkuara ngritën akuza kriminale kundër Huawei, duke përshkallëzuar luftën ndaj gjigandit kinez të teknologjisë dhe me shumë gjasë duke ndërlikuar përpjekjet e Uashingtonit dhe Pekinit për t’i dhënë fund luftës tregtare.

Departamenti i Drejtësisë zbuloi të hënën se kompania akuzohej ndër të tjera për pengim të drejtësisë dhe vjedhje teknologjike.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Matthew Whitaker

Sipas prokurorit të përgjithshëm Matthew Whitaker,  “Sipas padisë, në vitin 2012 Huawei nisi përpjekjet për të vjedhur informacione lidhur më një robot që T-Mobile përdorte për të testuar telefonët celularë”.

Sipas prokurorëve amerikane, Huawei i kishte premtuar bonuse punonjësve që mblidhnin informacione konfidenciale nga konkurrenca.

Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze

Por Kina nxitoi të mohonte akuzat duke kërkuar rrëzimin e menjëhershëm të tyre.

“Ne i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të ndalin menjëherë presionin ndaj kompanive ndaj kompanive kineze, përfshirë Huawein, e t’i i trajtojnë ato në mënyrë objektive”, deklaroi Geng Shuang, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

 Shtetet e Bashkuara ngritën akuza kriminale kundër Huawei, duke përshkallëzuar luftën ndaj gjigandit kinez të teknologjisë dhe me shumë gjasë duke ndërlikuar përpjekjet e Uashingtonit dhe Pekinit për t’i dhënë fund luftës tregtare.

Departamenti i Drejtësisë zbuloi të hënën se kompania akuzohej ndër të tjera për pengim të drejtësisë dhe vjedhje teknologjike.

Sipas prokurorit të përgjithshëm Matthew Whitaker,  “Sipas padisë, në vitin 2012 Huawei nisi përpjekjet për të vjedhur informacione lidhur më një robot që T-Mobile përdorte për të testuar telefonët celularë”.

Sipas prokurorëve amerikane, Huawei i kishte premtuar bonuse punonjësve që mblidhnin informacione konfidenciale nga konkurrenca.

Por Kina nxitoi të mohonte akuzat duke kërkuar rrëzimin e menjëhershëm të tyre.

“Ne i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të ndalin menjëherë presionin ndaj kompanive ndaj kompanive kineze, përfshirë Huawein, e t’i i trajtojnë ato në mënyrë objektive”, deklaroi Geng Shuang, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Edhe gjigandi i teknologjisë nuk i pranoi akuzat, përfshirë ato kundër shefit financiar Meng Wanzhou, i arrestuar në Kanada muajin e kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN