Juridiku pret ambientet, të ngujuarit nuk lëvizin – A2

Juridiku pret ambientet, të ngujuarit nuk lëvizin

Kështu e kanë nisur protestën e së martës studentët e ngujuar të drejtësisë. Disa në kor e të tjerë në dirigjim, për minuta me radhë kanë kënduar këngë patriotike. Thonë se do të vijojnë ngujimin në fakultete edhe pse fillimi i mësimit në një ambient tjetër mund ta shuajë protestën.

Ndërsa grupi i studentëve që kërkon mësim thotë se protesta e ka arritur qëllimin. Tashmë presin vetëm përcaktimin e vendit ku do të zhvillohet procesi mësimor.

Dekani i Drejtësisë dhe ministria e Arsimit po diskutojnë për ambiente të tjera ku mund të zhvillohet mësimi, deri sa protestuesit të zhbllokojnë fakultetin. Ndërkaq të tjerë studentë po organizohen për krijimin e një partie rinore të quajtur “shpresë për Shqipërinë”.

Ende nuk ka drejtues për këtë nismë të re por as entuziazmin që pati protesta e studentëve në fillimet e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2