Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luhatjet e euros, humbësit dhe fituesit

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 11:32 | Ekonomi
Luhatjet e euros, humbësit dhe fituesit

Shqipëria ka një nivel të lartë të përdorimit të euros, çka e bën shumë të kërcënuar ekonominë nga luhatjet e kursit të këmbimit. E në fakt këtë e kanë vuajtur me mijëra familje shqiptare gjatë zhvlerësimit të fortë që monedha europiane ka pësuar.

Aktualisht, euro këmbehet në tregun tonë valutor me 124.5 lekë, duke mbetur e pastabilizuar. Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Aktorët e tregut presin që luhatjet të jenë sërish të mëdha edhe këtë vit. Nga një euro e dobët përfitojnë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë, me leverdi kjo situatë është për importuesit dhe tregtarët, si dhe për qeverinë që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Me humbje janë familjet që marrin para nga emigrantët, ata që kanë të ardhura në këtë valutë dhe eksportuesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë