“Mallkimi” i Neymar, jashtë për të pestin vit radhazi

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar, do të humbasë të dyja ndeshjet në Champions League ndaj Manchester United. Sulmuesi brazilian në fakt, rrezikon mbylljen e sezonit pas dëmtimit të marrë në Kupë pak ditë më parë atje ku pësoi një frakturë në një prej kockave të këmbës së djathë.

Periudha e dëmtimit dhe vetë fraktura janë identike si ato të një viti më parë teksa 26-vjecari do të humbiste edhe vitin e kaluar ndeshjen e parë të Champions gjatë muajit shkurt. I pabesueshëm është fakti se ky është sezoni i pestë radhazi që Neymar nuk luan rreth muajve shkurt-mars për shkaqe pezullimesh apo dëmtimesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN