Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

May kërkon negociata të reja me Brukselin për Brexit

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 22:29 | Bota
May kërkon negociata të reja me Brukselin për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May dorëzohet përballë presionit të deputetëve për Brexit. Ajo i ka kërkuar Bashkimit Europian, rihapjen e negociatave për ujdinë e largimit nga blloku.

Për këtë, May zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Shefja e qeverisë së Londrës tha se do të shkojë përsëri në Bruksel për të siguruar ndryshime ligjore detyruese për çështjen e kufirit Irlandez.

“Ky amendament do të më japë mandatin që kam nevojë për të negociuar me Brukselin për një marrëveshje që siguron mazhorancën në këtë Kuvend. Siguron që ne largohemi me ujdi dhe adreson shqetësime te parlamentit, ndërsa garanton se nuk ka rikthim të kufirit të ashpër mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Nuk po flas për shkëmbim letrash, por për një ndryshim ligjor detyrues të ujdisë së tërheqjes”, Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Ligjvënësit do të kenë mundësinë të votojnë për 7 amendamente të propozuara për të ndryshuar marrëveshjen e May për Brexit.

Mes tyre është dhe një i opozitës Laburiste, që kërkon t’i kalojë parlamentit, kontrollin mbi procesin e largimit nga BE. Nëse aprovohet do të ketë një impakt të thellë, pasi ligjvënësit do të kenë mundësi ta bllokojnë, shtyjnë apo rinegociojnë, daljen e Britanisë nga Unioni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë