Napoli sfidon përsëri Milanin, Hysaj sërish nuk duket

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Vetëm 72 orë pas ndeshjes në Serinë A, Milani dhe Napoli do të përballen përsëri, këtë herë në Kupën e Italisë.

Nëse takimi i kaluar u mbyll në barazim pa gola, këtë herë do të ketë me patjetër një fitues. Në lojë është kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës. Gjithçka do të vendoset vetëm pas sfidës në ‘San Siro’. Ashtu si në ndeshjen e kaluar, Napoli do të jetë sërish pa Elseid Hysajn. Por, nëse në kampionat mbrojtësi kuqezi qëndroi në stol, këtë herë ai nuk figuron mes të grumbulluarve.

Zyrtarisht, arsyeja lidhet me probleme muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë me gjendjen e yllit shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN