Një shqiptare që negocionte për Ndranghettan

25 persona janë arrestuar në Itali në kuadër të një operacioni kundër trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, realizuar nga Ndranghetta, organizatë e tipit mafioz që vepron në zonë e Kalabrisë.

Sipas mediave italiane të gjithë të arrestuarit në qytete te ndryshme të Italisë, janë pjesëtarë të klanit “Mancusco”, një prej grupeve brenda Ndranghettas. Sipas mediave italiane, të cilat citojnë organet e sigurisë, organizata ishte në zgjerim e sipër dhe kjo e ka bërë edhe më të rëndësishëm bllokimin e saj.

Një rol vendimtar në këtë organizatë kishte edhe shqiptarja Elisabeta Kotja, e fejuara e Salvatore Constantinos, një prej pjesëtarëve të klanit “Mancusco”. Detyra e saj: të mbante lidhjet mes pjesëtarëve të bandës, për të ruajtur sa më tepër anonimatin. Edhe ajo figuron mes të arrestuarve, ndërsa pjesëtare të tjera femra të bandës kishin për detyrë që të mbanin lidhjet mes Kalabrisë dhe Kolumbisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN