Operohet Murray, rikthimi në pikëpyetje

Tenisti britanik Endi Murray, ka kaluar me sukses operacionin e shumëpritur pas problemeve në pjesën e legenit.

Lajmin e bëri të ditur vetë 3 herë fituesi i turneve “Grand Slam” në një postim në Instagram, teksa shfaqet i qeshur dhe nga ku shpreson se ky operacion do ti jap fund dhimbjeve që e mundojnë prej kohësh. Në një tjetër foto, ai shfaq një grafi të legenit të tij me pjesën metalike të vendosur gjatë operacionit.

Murray ishte pjesë e Australian Open por dëmtimi bëri që britaniku të dorëzohej që në raundin e parë duke lënë të hapur hipotezën e një tërheqjeje të parakohshme nga tenisi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN