Opozita, kallëzim penal ndaj Arta Markut

Opozita ka paraqitur kallëzimin penal pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për shpërdorim detyre.

Kallëzimi penal mban firmën e krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Sipas opozitës, Arta Marku kualifikoi Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve. Nisur nga këto shkelje të pretenduara nga opozita, PD dhe LSI kërkojnë pezullimin nga detyra të prokurores së përkohshme Arta Marku.

Në përditësim…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN