Piatek “vret” Napolin, Milani në gjysmëfinale të Kupës

Krzysztof Piątek ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Milanit duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshëm në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit.

Milani fitoi 2-0 dhe të dy golat u shënuan pikërisht nga ish-sulmuesi i Genoas, duke e dërguar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Napoli dominoi takimin, ndërsa Piatek, i vetëm në sulmin e kuqezinjve, bëri të “flasë me vete” një nga mbrojtësit më të kërkuar, Koulibaly.

Në golin e parë ishte Laxat që dha asist, ndërsa në të dytin braziliani Paqueta.

Tashmë Milani e sheh veten në gjysmëfinale të Kupës, në pritje për të mësuar kundërshtarin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN