Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raporti i TI, Bushka: Nuk bazohet në fakte. Boçi: Korrupsioni edhe më i lartë

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 18:57 | Politikë
Raporti i TI, Bushka: Nuk bazohet në fakte. Boçi: Korrupsioni edhe

Raporti i “Transparency International” për perceptimin e korrupsionit tregon se shqiptarët besojnë se jetojnë në vendin më të korruptuar të Europës. Treguesit dëshmojnë se nga një vit më parë, perceptimi për korrupsionin u përkeqësua ndjeshëm. Për vitin 2017, Shqipëria u rendit në vendin e 91, ndërsa për këtë vit, në vendin e 99 në botë.

Më shqetësuesja është fakti se ndërmjet 10 viteve dhe qeverisjes së 3 partive të ndryshme, Shqipëria ka bërë vetëm 4 pikë progres në këtë indeks. Sipas raportit, “Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara”.

Për të folur mbi këtë temë, ishin të ftuar në “A2 Debat” me Juli Krisafin deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh se “Transparency International” mat perceptimin e qytetarëve sa i përket korrupsionit. Klotilda Bushka shprehet se trendi është i njëjtë me vendet e rajonit. “Metodologjia që përdorin ka të bëjë me intervista të qytetarëve. Nuk bazohet në fakte konkrete, por mbi perceptim, që është një mentalitet. Perceptimi nuk mund të ulet menjëherë dhe do të duhet kohë që mentaliteti të përmirësohet”.

Por e pyetur se pse perceptimi është rritur, deputetja e PS u shpreh: “Edhe lufta politike në vend dhe bojkoti i opozitës është një pengesë dhe kjo ka ndikuar në perceptim”.

Ndërkohë, për deputetin e PD, Boçi niveli i korrupsionit është edhe më i lartë sa është paraqitur nga “Transparency International”.

“Perceptimi ndryshon nga realiteti. Për mendimin tim, niveli i korrupsionit është akoma më i lartë. Qytetari është edhe biznesmen që ka kontakte të shumëfishta me administratës dhe me nivele të ndryshme të qeverisjes. Nuk duhet të presim me vite të tëra. Korrupsioni është kapilar, është kudo. Nëse do të ishte e kundërta do të ndikohej sado pak edhe te perceptimi i qytetarëve”, u shpreh deputeti i PD, Luçiano Boçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë