Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkarkimi i Bushatit, Braho: Socialistët shkelën ligjin

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 10:24 | Politikë
Shkarkimi i Bushatit, Braho: Socialistët shkelën ligjin

Mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit. Socialisti Spartak Braho, i cili gjatë votimit abstenoi, shpjegon veprimin e tij për A2 CNN.

“Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: “Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani