Skuadra që ka shënuar 257 gola këtë sezon

14 ndeshje të zhvilluara, 257 gola të shënuar dhe asnjë të pësur. Shifra marramendëse për një skuadër futbolli, por të vërteta.

Benfica e femrave po ecën e pandalur drejt titullit kampion, ndërsa të shtunën siguroi një tjetër fitore fantastike, 32-0, kundër CP Pego, duke thyer rekordin e mëparshëm e vendosur me disa fitore 28-0 që kishte realizuar në fillim të sezonit.

Sulmuesja braziliani Darlene de Souza Reguera shënoi 10 gola, duke e çuar në 81 shifrën e rrjetave personale të realiuzara në të githa kompeticionet këtë vit. Një skuadër me të cilën kundërshtarët e kampionatit e kanë të pamundur të maten.

Megjithatë, të mërkurën do të vijë edhe sfida e vështirë kundër Maritime e vlefshme për Kupën e Portugalisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2