“Spiderman” ngjit majën më të lartë në Filipine

Alpinisti francez Alain Robert apo siç njihet ndryshe “Spiderman”-i francez, ka sfiduar sërish veten dhe të tjerët: këtë herë duke u ngjitur në majën e një prej kullave më të larta në Filipine, në qytetin Makati.

Menjëherë punonjësit e qendrës, ku ai është ngjitur përmes xhamit të jashtëm, kanë nxituar të shpërndajnë në rrjetet sociale video të tij.

56-vjeçari njihet me nofkën ‘’Spiderman’’ që kur ngjiti kullën Sears në Chicago në vititn 1999. Hobi i tij nisi që në moshën 11-vjeçare. Prej 45 vitesh, ai ngjitet në çdo kullë të mundshme nëpër botë, duke përfshirë këtu edhe qiellgërvishtësit më të famshëm si Bujr Khalifa në Dubai godina më e lartë në botë, Kullën Eiffel apo edhe Shtëpinë e Operas në Sidnej.

Shkarkoni aplikacionin e A2