Studimi: Pensionistët e punësuar të mos paguajnë sigurime

Qendra për të Drejtat në Punë ka hartuar një studim që synon përmirësimin e mbrojtjes sociale për kategorinë e pensionistëve, të vetëpunësuarve dhe punonjësve familjarë.

Studimi ka dalë me tre propozime përfundimtare për qeverinë, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Kujdesit Shëndetësor, si dhe administratën tatimore. Kërkesa kryesore është përjashtimi i kontributeve të detyrueshme për pensionistët e punësuar. Në bazë të ligjit, ata nuk marrin asnjë përfitim për kontributet e detyrueshme që paguajnë përtej viteve të detyrueshme të kontributit.

Aktualisht, nuk përfitojnë rillogaritje pensioni për kontributet shtesë pas daljes në pension. Propozimi i tretë lidhet me bazën e llogaritjes së kontributit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN