Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sula i përgjigjet Sheshit: Verifikimi i saktë, jemi të hapur për hetime

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 12:28 | Aktualitet

Genta Sula ka reaguar pas vendimit të prokurorit Bujar Sheshi për ta kallëzuar penalisht. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve thotë se është e hapur për çdo hetim ndërsa shprehet e bindur se verifikimi për dosjen Sheshi është i saktë dhe i dokumentuar mirë.

Sula, edhe pse deklaron që “personi ka të drejtën e apelimit dhe ne jemi hapur për hetime”, vijon duke specifikuar se  “autoriteti në 2 vjet ka verifikuar 1500 figura të larta shtetërore. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar 550 figura,  dhe prej tyre 4 janë gjetur me probleme për dokumentet e sigurimit. Në asnjë rast nuk kemi agjendë politike dhe koordinim”.

Për çështjen konkrete të Bujar Sheshit, Sula thotë që “në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp, nuk duhet të ndodhte, por ne jemi të pa influencuar nga kushdo”.


Genta Sula dhe sekretari i përgjithshëm i Autoritetit,  Skënder Vrioni

Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit,  Skënder Vrioni shtoi se  “Autoriteti ka zhvilluar të gjithë procedurat administrative dhe për më tepër i kemi shkuar të drejtës deri në fund, sepse në të vërtetë ka pasur problematika në gjeneralitetin e zotit Sheshi, por ato që kanë qenë në përputhje me rekordet e tjera, të verifikuara edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kemi pasur një shkresë zyrtare ku thotë se në emrin e personit në fjalë figuron ky person dhe asnjë person tjetër”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu