Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

UFC me “grusht të lehtë” ndaj McGregor dhe Khabib

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 19:51 | Sporte të tjera

Komisioni i Atletikës në Nevada ka pezulluar dy luftëtarët e arteve marciale mikes, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, për sherrin që pati mes skuadrave të tyre pas përfundimit të ndeshjes së UFC të zhvilluar në muajin tetor.

Vendimi zyrtar i komisionit i heq të drejtën irlandezit të luftojë në octagon për 6 muaj, ndërsa luftëtari rus - i cili fitoi edhe takimin - nuk do të mund të ndeshet përsëri për 9 muaj. Megjithatë, edhe dënimi i këtij të fundit mund të zbresë në 6 muaj, nëse ky i fundit bën aktivitete për promovimin e luftës kundër bullizmit në shtetin e Nevadas.

McGregor është gjobitur edhe me 50 000 dollarë, ndërsa Khabib me 500 000 dollarë. Dënimi më i rëndë për rusin vjen pasi ishte ai që nisi sherrin me pjesëtarë të skuadrës së McGregor, duke dalë nga kafazi në përfundim të sfidës së UFC që sapo kishte fituar.

Tani, luftëtari nga Dagestani nuk pritet të rikthehet të ndeshet para 5 qershorit, pasi do të kalojë edhe muajin e Ramazanit, duke qenë se është besimtar mysliman praktikant.

Ndeshja e tetorit mes dy personazheve të UFC tërhoqi shumë vëmendje, por përfundoi në një shfaqje të shëmtuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu