Vokshi: Mungesa e Lleshajt, antikushtetuese

Në komisionin e medias, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha se refuzimi i ministrit të Brendshëm për t’u përgjigjur mbi dhunën e policisë ndaj studentëve është antikushtetuese.

“Edhe sot ka ndodhur një akt shumë i rëndë, antikushtetues. Vetë pamja e këtij komisioni, bojkotimi i tij nga deputetët e mazhorancës dhe refuzimi i ministrit të Brendshëm për t’u paraqitur në komisionin për arsimin dhe mediat për të raportuar për dhunën e policisë ndaj studentëve është një akt antikushtetues”, tha Vokshi.

Sipas demokratëve, ministri ka refuzuar të paraqitet në komision sepse e ka detyruar Kryeministri. “Ministri, me urdhër të Edi Ramës, sot refuzon të paraqitet për këtë çështje kaq të rëndësishme. Po minohet mundësia e opozitës për të monitoruar ekzekutivin apo institucionet e tjera. Refuzimi i ministrit është një fyerje e rëndë për kuvendin dhe gjithë deputetët e këtij komisioni”, shtoi Vokshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN