Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Albpetrol, 5.5 mld lekë të ardhura të pritura për 2019-ën

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 15:22 | Ekonomi
Albpetrol, 5.5 mld lekë të ardhura të pritura për

Albpetrol parashikon që 2019-ta të jetë një vit i artë për të ardhurat. Jo pak, por 5.5 miliardë lekë synon që të mbledhë kompania gjatë këtij viti.

Kjo nëpërmjet rritjes së prodhimit të arit të zi. Ashtu siç bën publike vetë Albpetrol, gjatë 2019-ës pritet të prodhohen 129 mijë ton naftë, nga të cilat 46 mijë ton nga marrëveshjet hidrokarbure me kompanitë private si Bankers, Sherwood apo Transoil.

 Në total nga këto marrëveshje priten të derdhen në arkat e kompanisë rreth 1.5 miliardë lekë.

Albpetrol planifikon mbi 1 miliard lekë të ardhura edhe nga shitja e energjisë elektrike, çka do të zërë 19% të të hyrave totale të kompanisë. Pjesa tjetër përbëhet nga shitja e gazit dhe nga shërbimet që kryen vetë shoqëria.

Gjatë këtij viti pritet një promovim më i madh për blloqet e lira të kërkimit, për të lidhur marrëveshje me investitorë të tjerë. Gjithçka për të përmirësuar performancën e një prej kompanive, që në të kaluarën ka pasur jo pak probleme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë