Aleksandër Vuçiç viziton Tiranën me datë 7 mars

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Tiranën në Datat 7 dhe 8 mars. Vizita e tij vjen gjatë punimeve të Samitit të Brdo-Briunit, ku në fokus do të jetë situata në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

 Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar vizitën në Tiranë  gjatë një konference me homologun e tij slloven.

Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve. Kjo do është vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë.

Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, ndërkohë në nëntor 2014 ishte kryeministri Edi Rama ai që vizitoi Beogradin, duke shënuar vizitën e parë të një udhëheqësi të shtetit shqiptar në tokën serbe.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN