Britania: Negociata të reja për Brexit, Brukseli thotë jo – A2

Britania: Negociata të reja për Brexit, Brukseli thotë jo

Brexit nuk do të shtyhet dhe mundësia e një divorci pa marrëveshje bëhet gjithnjë e më e afërt pasi Theresa May zgjidhi të sfidojë Evropën dhe të kërkojë rinegocim të ujdisë.

Por evropianët iu përgjigjen me një “jo” të prerë Britanisë.

Dhoma e komunëve votoi në favor të kërkesës së kryeministres për rinegocimin e marrëveshjen e Brexit e për ta pastruar atë nga i ashtuquajturi mekanizmi frenues për Irlandën e veriut. Deputetët aprovuan amendimin e propozuar nga Graham Brady, i cili i jep mandatin shefes së ekzekutivit të tentoje të bind Brukselin lidhur më një plan B që përfshin zgjidhje alternative për kufirin.

 May shpreson se mbështetja e parlamentit forcon pozitat e saj përballë Bruskelit.

“Shumica u shpreh kundër daljes nga BE pa një marrëveshje, dhe ne do ta çojmë përpara këtë mandat, duke kërkuar ndryshime ligjore të detyrueshme në marrëveshjen e divorcit me BE-në’, u shpreh May. Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se marrëveshja e arritur është dhe mbetet mënyra më e mirë për të siguruar një shkëputje me rregull të Britanisë.

Mekanizmi frenues është pjesë e marrëveshjes dhe nuk është I hapur për negociata, ishin fjalët e tij. Një tjetër amendament që refuzon Brexitin pa marrëveshje, siguroi gjithashtu mbështetjen e parlamentit por votimi nuk është detyrues, çka nënkupton se data për largimin vazhdon të mbetet 29 marsi.

Deputetët i kanë dhënë kohë kryeministres deri për Shën Valentin për arritjen e një ujdie të re me bashkimin Evropian. 

Shkarkoni aplikacionin e A2